Your browser doesn't support javascript.
loading
Mostrar: 20 | 50 | 100
Resultados 1 - 3 de 3
Filtrar
Mais filtros










Base de dados
Intervalo de ano de publicação
1.
Kopenhagë; Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zyra Rajonale për Evropën; 2024. (WHO/EURO:2024-9234-49006-73034).
em Albanês | WHO IRIS | ID: who-376190

RESUMO

Disa nga sfidat më të shpeshta të shëndetit public varen nga sjelljet të cilat i bëjmë. Ndër shumë tjera këtu përfshihen, mbipërdorimi i antibiotikëve, përdorimi i duhanit dhe alkoolit, mos marrja e vaksinave të duhura, ekzaminimet për sëmundje të kancerit, mungesa e mbrojtjes seksuale ose mbrojtjes nga pandemitë si dhe respektimi i ulët i planeve të trajtimit për diabet dhe sëmundje kardiovaskulare. Këto problematika vendosin barrë të rëndë për sistemet shëndetësore si dhe për shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve. Këtu bëhet thirrje për veprime të bazuara në dëshmi të cilat bazohen në të kuptuarit e këtyre sjelljeve shëndetësore dhe kontekstit kulturor në të cilin ato ndodhin si dhe duke angazhuar personat e prekur. Përdorimi i fakteve, modeleve dhe metodave nga shkencat e sjelljes dhe kulturës mundëson përshtatjen e shërbimeve dhe politikave të ndërlidhura me shëndetin duke përmirësuar në këtë mënyrë rezultatet e tyre. Ky udhëzues ofron qasje për ta bërë këtë, udhëzuesin për Përshtatjen e Programeve Shëndetësore (DPSh), dhe ka për synim njësitë dhe ekspertët e shëndetit publik që dëshirojnë të zbatojnë njohuritë e tyre për sjelljet dhe kulturën (VSK) për shëndetin. Në këtë qasje përfshihen katër faza, ku secila nga to përfshin disa hapa, si dhe modelin dhe kornizën teorike. Mjeti i punës i bashkëngjitur ofron ide dhe ushtrime frymëzuese që i plotësojnë këshillat e dhëna në këtë udhëzues. Qasja DPSh mund të zbatohet për të gjitha sjelljet shëndetësore në secilin grup të popullsisë.


Assuntos
Comportamentos Relacionados com a Saúde , Cultura , Serviços de Saúde , Política de Saúde , Comunicação
2.
Kopenhagë; Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zyra Rajonale për Evropën; 2021. (WHO/EURO:2021-855-40590-60109).
em Albanês | WHO IRIS | ID: who-348005

RESUMO

Kjo fletëpalosje ofron mbështetje dhe këshilla për të rriturit që po e marrin veten pas COVID-19. Mund të përdoret nga individë pas shtrimit në spital prej kësaj sëmundjeje dhe nga ata persona në komunitet që nuk kishin nevojë të shtroheshin në spital. Fletëpalosja mund të shërbejë si plotësuese e kujdesit të dhënë nga profesionistët e kujdesit shëndetësor. Ky është botimi i dytë i fletëpalosjes që u botua fillimisht në mesin e vitit 2020. Ajo përfshin përditësim të seksioneve dhe tema të reja, duke përfshirë ato që kemi mësuar në lidhje me sëmundjen dhe rikuperimin nga viti i kaluar.


Assuntos
COVID-19 , Surtos de Doenças , Betacoronavirus , Reabilitação
3.
Kopenhagë; Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zyra Rajonale për Evropën; 2021. (WHO/EURO:2021-1919-41670-58352).
em Albanês | WHO IRIS | ID: who-341471

RESUMO

Programi Evropian i Punës, 2020–2025 – “Veprimi i përbashkët për shëndet më të mirë për Shëndet më të Mirë në Evropë” (PEP) përcakton përparësitë për pesë vitet e ardhshme duke filluar nga ajo cka qytetarët në Rajon presin ligjërisht nga autoritetet e tyre shëndetësore. Njerëzit duan që autoritetet t’u garantojnë të drejtën e tyre për qasje universale në kujdesin cilësor pa pasur frikë nga vështirësitë financiare; ata duan që autoritetet të ofrojnë mbrojtje efikase në situatat e emergjencave shëndetësore; si dhe ata duan të kenë mundësinë të jetojnë në komunitete të shëndetshme, ku veprimtaritë e shëndetit publik dhe politikat e duhura publike sigurojnë një jetë më të mirë në një ekonomi me mirëqenie. Njerëzit gjithnjë e më shumë - dhe me të drejtë - bëjnë përgjegjëse autoritetet shëndetësore për përmbushjen e këtyre pritshmërive. PEP-ja përcakton një vizion se si mund t’i mbështesë Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën autoritetet shëndetësore në Shtetet Anëtare në përgjigje të kësaj sfide, në secilin prej vendeve dhe bashkarisht në Rajon.


Assuntos
Assistência de Saúde Universal , Europa (Continente) , Disparidades em Assistência à Saúde , Acesso aos Serviços de Saúde , Liderança
SELEÇÃO DE REFERÊNCIAS
DETALHE DA PESQUISA
...